http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas humbjes se çdo objektivi ne eliminatoret e botërorit duket se për Shqipërinë e futbollit ka përfunduar muaji i mjaltit edhe me FIFA-n. Ne renditjen per muajin tetor te organizatës botërore te futbollit, Shqipëria pas nje humbje me Zvicrën dhe nje barazimi me Qipron, ka zbritur 13 vende duke u pozicionuar ne vendin e 58. Kuqezinjtë ishin nje nga tre skuadrat evropiane se bashku me Malin e Zi dhe Hungarinë qe kane pësuar rënien me te madhe. Nga ekipet e tjera pjesëmarrëse ne grupin E, Zvicra tashme pozicionohet ne 7 kombëtaret me te forta ne bote, duke u ngjitur plot 7 vende. Sllovenia ka zbritur ne vendin e 30, nje pozicion me poshtë. Islanda e cila arriti nje pjesëmarrje historike ne fazen e play off-it duke u pozicionuar e dyta ne grup ka bere nje ngjitje prej 8 vendesh duke parakaluar edhe Norvegjinë. Pavarësisht kësaj renie drastike Shqipëria e Xhani de Biasit me te gjitha gjasat do te jete ne vazon e katërt per shortin e eliminatoreve te evropianit duke përfituar edhe nga nje renie e madhe e rivales se saj Maqedonisë. Edhe per muajin tetor renditja e fifa-s kryesohet nga Spanja, e ndjekur nga Gjermania, Argjentina, Kolumbia dhe Belgjika.