http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
37 familjet rome janë zhvendosur mbrëmjen e te mërkurës ne mënyrë te organizuar per tek reparti ushtarak i Tufines, dhe tashme kjo zone buze lumit te Lanes i eshte kthyer normalitetit. Per te mos u përsëritur ngjarjet e pak koheve me pare qe shoqeruan vendosjen e romeve ne nje tjetër repart ushtarak ne Sharre, vendi ku romet jane zhvendosur eshte nen mbrojtjen e ushtareve. Edhe pse kamerat nuk jane lejuar te xhirojne ne ambientet brenda repartit, vete romet pohojnë se ketu kane kushte te mira dhe ndihen me te sigurt. Sipas kryetarit te nje prej shoqatave te romeve, familjet qe jetonin ne barakat e improvizuara prane Lanes, jane regjistruar ne nje liste. Emrat e tyre jane kontrolluar nga punonjësit sociale kur eshte bere sistemimi. Por, pavarësisht sa kohe do te qëndrojnë romet ne keto ambjente, nje ceshtje ende ne diskutim eshte ajo e disa fiseve qe pretendojnë se jane pronare te tokes. Ata madje, protestuan jashte repartit per vendimin diten e diele, ndërsa ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, deklaroi se do te ndiqen rruget ligjore. Kamera e Vizion Plus ndoqi zhvendosjen e familjeve rome gjate nates se te merkures. Policia bllokoi te gjithe segmentin rrugor prane zonës ku qëndronin romet dhe levizja e tyre u be me mjete te ushtrisë, duke e mbajtur te bllokuar qarkullimin rrugor deri pas mesnatës.