Rruga Fier-Seman shkak për aksidente - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë pamje të cilat ndeshen shpesh në aksin kombëtar Fier- Seman që është kthyer në burim aksidentesh për shkak të amortizimit të rrugës dhe mungesës së investimeve në të. Rruga e ndërtuar në kohën e regjimit komunist kur në qarkullim kishte shumë pak makina, tashmë është shumë e ngushtë për këmbimin e dy makinave. Kurse banorëve të kësaj zone që e përdorin atë përditë, nuk iu mbetet hapësirë. Rruga prej 20 km që përshkon shumë fshatra deri në bregdetin e Semanit, të çon edhe në qendrën me të rëndësishme historike të zonës, në Apoloni, por as ky fakt nuk ka ndikuar për të bërë një rikonstruksion të saj. Specialisti i rrugëve në këshillin e qarkut Fier, Rrapi Hysi shprehet se ka ardhur koha për një projekt të ri për këtë rrugë. Segmenti rrugor Fier-Seman regjistron vazhdimisht aksidente me pasoja të rënda për jetën e qytetarëve. I fundit ishte ai i pak ditëve më parë, kur mjeti që drejtohej nga 40-vjeçari Estref Mërnica, ish-efektiv i zjarrfikësve Fier, ra në kanal duke humbur jetën.