KE rekomandon statusin e vendit kandidat për Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni Europian i ndez dritën e gjelbër Shqipërisë per marrjen e statusit te vendit kandidat per ne BE. Ne konkluzionet e progres-raportit te per vitin 2013, thuhet se komisioni rekomandon dhënien e statusit per Shqipërinë. Gjate kësaj kohe vendi yne duhet te vijoje punën per luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar. Por ndërsa pritet qe eurokomisioneri Shtefan Fyle te lexoje kete raport, ky dokument prej 61 faqesh është publikuar. Ja se çfare thuhet ne disa prej kapitujve kryesor te tij, pjesa me e madhe e te cilëve kane qene dhe kushte te komisionit për marrjen e statusit te kandidatit."Klima e tensionuar politike përpara zgjedhjeve te qershorit, u reflektua dhe ne punën administratës zgjedhore. Zgjedhjet ne vetvete ishin konkurruese dhe përmbushen standardet. Procesi i votimit ishte i drejte, me përjashtim te disa incidenteve te izoluara dhe disa parregullsive proceduriale. Ne total vlerësojmë se zgjedhjet shënuar nje progres te ndjeshëm krahasuar me praktikat e mëparshme. Tashme duhet te punohet per te përmbushur rekomandimet e OSBE-së per nje pavarësi te Komisionit Qendror Zgjedhor.Funksionimi i parlamentit është përmirësuar ndjeshëm. Transparenca e procesit te legjislativit dhe përfshirjes se shoqërisë civile dhe grupeve te interesit është përmirësuar. Shqipëria duhet te fokusohet per te krijuar nje proces gjithëpërfshirës konsultimi me palët e interesuara. Është e rëndësishme qe bashkëpunimi mes qeverise dhe opozitës te funksionoje ne mënyrë qe te vijohet puna me miratimin e reformave te kërkuara.Me miratimin e ligjit për sherbimet civile është shënuar nje progres i dukshëm per reformën ne administratën publike. Tashme kërkohet zbatimi urgjent i tij bazuar ne sistemin e meritës. Plotësimi i legjislacionit ekzistues dhe akteve administrative duhet te kryhen me shpejtësi. Departamenti i administratës publike duhet te forcohet. Duhen marre disa masa te menjëhershme per te depolitizuar administratën publike, te luftohet korrupsioni dhe te forcohet meritokracia.Reforma ne sistemin gjyqësor, nje nga kriteret kryesore te komisionit, po implementohet. Ligji per gjykatën e Larte, amendamentet per kodin penal e ate civil jane ne proces e siper. Kjo reforme eshte e nevojshme per te rritur pavarësinë e gjyqtareve dhe punonjësve te tjere ne kete sistem. Megjithatë, amendamente kushtetuese dhe legjislacioni duhet te finalizohet ne mënyrë qe te sigurohet pavarësia, transparenca dhe sistemi gjyqësor te jete me efiçent ne punën e tij".

Free Traffic Exchange