Romet i zëne derën Veliajt - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur dukej se gjeti zgjidhje strehimi i romeve te vendosur te Lumi i Lanes, te tjerë rome janë shfaqur këtë te mërkure. Se bashku me gra e fëmije ata janë vendosur ne oborrin e Ministrisë se Mirëqenies Sociale. Disa punonjës te Ministrisë i binden te largoheshin nga ambientet e brendshme, por familjet rome u vendosen ne trotuarin para ministrisë. Janë po te njëjtat familje qe qëndruan me jave ne çadrat e improvizuara para Avokatit te Popullit. Te pakënaqur me strehimin ne sharre ata u zhvendosen ne rrugën "Siri Kodra", ku pas shiut te një nate me pare u janë përmbytur barakat. Pasi kane pare ne media se sistemimin e romeve te reparti ne Tufine, duan edhe ata te shkojnë atje. Gjithë sa po ndodh me këtë komunitet duket se ka lëne te kuptohet qarte se romet kërkojnë një zgjidhje te përhershme, duke synuar largimin nga rruga dhe ndërprerjen e zhvendosjes aty ku mundin.