Rrugët, kostot e mirëmbajtjes - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rruga e Kombit, Durres-Kukes vepra me e kushtuese ne vend, e cila ende s'ka përfunduar, vijon ti marre buxhetit te shtetit shuma te konsiderueshme parash edhe për mirëmbajtjen. Drejtori i përgjithshëm i autoritet rrugor, Dervish Xhika, ne një interviste për "Vizion Plus" thotë se ne ky aks merr 237 milion leke. Por ne Shqipëri duhen mirëmbajtur ne total 3700 km rruge dhe për to, i gjithë fondi është 948 milionë leke. Drejtori thotë se së shpejti do te ndërhyhet ne segmentin rrugor Durrës-Kukës për te vendosur një sere elementesh qe rrisin sigurinë. Vetëm përgjatë Rrugës se Kombit numërohen rreth 23 pika karburantesh te cilat me hapjen e tyre kane dëmtuar edhe barrierat metalike përgjatë rrugës. Nga ana tjetër fondi për mirëmbajtjen është disa here me i ulet se nevojat. Mirëmbajtja e rrugëve është një nga problemet me te mprehta për buxhetin e shtetit pasi kostos për këtë proces janë te larta. Është kjo arsyeja pse qeveria po shqyrton dhënien me koncesion te mirëmbajtjes se këtij segmenti rrugor.