Shkodër, masat kundër përmbytjeve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shirat e vjeshtës ngjallin gjithnjë frikën e banorëve në zonën e Nënshkodrës, të cilët janë të parët që rrezikojnë nga fryrja e lumenjve. Banorët e fshatit Bardhaj i kanë akoma në mendje skenat e përmbytjeve në këtë zonë, ndërkohë që për të parandaluar situata të tilla komuna po mundohet që të fusë lumin Kir në shtratin e tij. Kryetari i komunës Rrethina, Luan Harusha, thotë se po ngushtohet shtrati i zgjeruar duke vendosur blinda betoni. Por kryekomunari ka edhe një apel për bashkinë e Shkodrës që të mos i hedhë plehrat në këtë zonë. Dy ekskavatorë të Bordit të Kullimit po thellojnë shtratin e lumit të rrëmbyeshëm duke nxjerrë në sipërfaqe inerte të ndryshme. Sipas kryetarit të komunës, të gjitha shpenzimet për këto punime janë marrë përsipër nga komuna, pasi qeveria nuk ka dhënë asnjë fond për këtë qëllim.

Free Traffic Exchange