http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lokalet brenda ambienteve te shkollave, apo ne spitale. Furrat e gëlqeres ne Krujë, apo lojërat e fatit te palicencuara ne çdo cep te vendit. Te gjithë e dime qe keto ekzistojnë, por fakti qe jane publike, nuk është alibi qe i ligjëron ato. Ky eshte argumenti qe Maks Velo hedh mbi debatin e aksionit per trafikun e veprave te artit. Si studiues i artit bizantin, Velo pohon se jo vetem ai, por edhe shume te tjerë e njihnin Gjergji Thimon dhe koleksionin e tij. Mosndërhyrja ishte si pasoje e mungesës se vullnetit politik. Artisti shton gjithashtu se trafiku i veprave te artit, e mbi te gjitha ikonave është nxitur nder vite, duke deklaruar se koleksionistët, siç ishte dhe Thimo, janë trafikantet e ligjëruar. E bashke me mangësitë e diskutuara mbi ligjin e trashëgimisë, kjo histori per Velon nxori ne pah edhe licencimin pa kriteret e duhura te muzeologut, si ne rastin e Gjergji Thimos, i cili ne vitin 1996 ishte pajisur me nje dokument te tille nga ministria e Kulturës.