http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Thellohet skandali i emërimeve politike ne arsim. Rreth 500 mësues janë punësuar mbi norme dhe si te përkohshëm ne shkolla dhe poste drejtuese. Shkeljet me te mëdha janë bere nga drejtoria Arsimore e qytetit te Tiranës. Vetëm katër vitet e fundit janë emëruar mbi norme 113 mësues ndërsa pas zgjedhjeve te 23 qershorit janë shpërblyer 193 arsimtare si mësues provizore. Te dhënat janë bere publike nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, gjate seancës dëgjimore ne komisionin e Medias dhe Arsimit, te bojkotuar nga opozita. Këto shifra janë vetëm për 7 Drejtori Arsimore dhe 11 shkolla. Një tjetër fakt tronditës është, se pjesa me e madhe e këtyre mësuesve te emëruar dhe shpërblyer nga pushteti i demokrateve, nuk kishin marre provimin e shtetit. Ne ditët ne vijim, ministria e Arsimit do te publikoje te dhëna te sakta për numrin e mësuesve mbi norme dhe te caktuar nga politika kundrejt votës. Pak dite me pare, Vizion Plus publikoi një liste te mësuesve te një shkolle ne komunën Baldushk, ku tregohej qarte se si testoheshin bindjet politike pavarësisht meritave dhe kualifikimit te tyre.