Baçe për ikonat: Aksioni i ngutur - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ngjarje qe u publikua me ngut pa u këshilluar me pare me ekspertet! Kështu e cilëson Apollon Bace, drejtuesi i Institutit te Monumenteve te Kulturës, aksionin e shumëdebatuar mbi trafikimin e ikonave. Baçe pohon se veprat qe Gjergji Thimo mbante ne shtëpi njiheshin nga ai dhe shume specialiste te tjerë, pasi me to qene çelur ekspozita. Për kreun e Monumenteve, kjo situate nxori ne pah mangësitë e ligjit te trashëgimisë kulturore, duke ngritur pikëpyetje nëse këta njerëz, si Gjergji Thimo, mund te quhen koleksionistë apo vjedhës te ligjëruar?! Baçe shkon edhe me tej kur thotë se ne morine e 477 objekteve, tashme te konfiskuara, jo te gjitha mund te quhen vlera te trashëgimisë. E ndërkohë qe Gjergji Thimo dhe dy persona te tjerë, ndodhen ne burg me akuzën e trafikut, mbetet për t'u pare vijimi i gjyqit, për shkak se ligji mbi trashëgiminë le vend për shume spekulime. Pika e pare e nenit 9 te këtij ligji thotë: Objektet e trashëgimisë kulturore me vlera te veçanta kombëtare dhe unikale, qe nuk janë ne pronësi shtetërore, mund te koleksionohen, shiten, blihen, lihen trashëgim ose dhurohen ndërmjet shtetasve shqiptare qe jetojnë brenda vendit.

Free Traffic Exchange