http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Klubi i futbollit Tirana ka akuzuar Federatën Shqiptare te Futbollit se eshte pjese e nje plani te përgjithshëm per dëmtimin e interesave te skuadrës nga kryeqyteti. Ne një letër te hapur drejtuar presidentit te FSHF Duka, klubi bardheblu ka deklaruar se ne te paktën tre takime kundër Skënderbeut, Teutës dhe Partizanit ka nje arbitrim jokorrekt dhe me dy standarde, duke influencuar drejtpërdrejt dhe negativisht ne rezultatin e ndeshjes. Klubi i Tiranës i ka bere te ditur kreut te institucionit te futbollit se nuk do te qëndrojë pasiv ndaj trajtimeve preferenciale te bëra ne favor te kujtdo. Mohimi i vlerave te padiskutueshme te ngjyrave dhe fanellës se Tiranës do te sillte minimin e futbollit shqiptar.