http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mjeku kuron, natyra shëron! Kjo është fjalia qe mund t'ua thotë çdo turist qe te paktën një here ne jetën e tij, ka vizituar Thethin. I vendosur ne veri te Luginës se Shalës, mes alpeve ne veri ne Shqipëri, fshati qe ndodhet shtatëdhjetë kilometra nga qyteti i Shkodrës, e deri ne 950 m mbi nivelin e detit, është nje nder zonat me te veçanta për nga bukuria e natyrës. Për këtë arsye, turizmi ne këtë lugine njeh qe prej vitit 2006 një rritje te vazhdueshme, aq sa këtë vere zonën e kane vizituar 15 mije turiste. Pavlin dhe Vlora Polia, e kane shndërruar shtëpinë e tyre karakteristike, ne një njësi akomodimi. Ata tregojnë se nga periudha e majit e deri ne fund te tetorit, presin me mijëra turist, kryesisht çek, gjermane, austriake apo zviceran. Duke zgjedhur jetën e thjeshte dhe ushqimin e shtëpisë me prodhime bio, familja Moulin nga Zvicra ka vendosur te qëndroje ne Theth per nje jave. Ata tregojnë se kjo është vizita e tyre e pare ne Shqipëri, te cilën e kane nisur me Valbonën e me pas Thethin. Resurset natyrore i dallon çdo turist, ndaj ambasada gjermane ne Shqipëri si dhe zyra e GIZ ne Tirane, janë jo vetëm nismëtaret por edhe donatoret kryesor për zhvillimin e turizmit ne Theth. Projekti i fundit, i cili tashme ka nisur te praktikohet, është harta "Majat e Ballkanit", me ane te se cilës turistet alpiniste mund te vizitojnë 3 shtete, Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi. Për kryediplomatin e Gjermanisë ne Shqipëri , Hellmut Hoffman, është e rëndësishme qe banoret e Thethit te ruajnë shtëpitë e tyre karakteristike, pasi betonizimi do te pakësoje ardhjen e turisteve. Shkëlqimi turistik i zonës ka edhe anën tjetër te medaljes: Varfërinë dhe Prapambetjen. Shkolla e Thethit, shërben njëkohësisht si 9-vjeçare dhe e mesme. Sot, ajo frekuentohet nga vetëm 15 nxënës, madje ne dite me kohe te keqe, ne klasa gjen vetëm katër fëmije te moshave te ndryshme qe bëjnë mësim kolektiv ne kushte te papërshtatshme. Kryetari i Komunës se Shalës, Bal Vuksani tregon madje se fëmijët edukohen nga mësues te pakualifikuar, duke bere qe nje pjese e tyre te konsiderohen analfabet. Gjate stinës se verës, ne Theth gjen rreth 1500 banore, por dimri i ashpër dhe rruga qe te sjell këtu e qe nuk mund te quhet as e tille, bëjnë qe ne lugine te jetojnë vetëm 20 familje te izoluara. Ndaj, lulëzimi turizmit këtu mbyllet ne fund te tetorit, për ta rigjetur ate përsëri vetëm ne muajin maj te çdo viti tjetër