http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partneritet strategjik është një prej togfjalëshave me te preferuar te politikaneve ne opozite apo qeveri qe përdoret për te ilustruar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe vendeve te tjera. Mjafton te shohësh faqen zyrtare te Ministrisë se Jashtme për te kuptuar se shefat e diplomacise sonë vlerësojnë si partner strategjik: Shtetet e Bashkuara te Amerikës, Bashkimin Europian, Gjermaninë, Italinë, Greqinë e Turqinë. Sipas Albert Rakipit nga Instituti i Studimeve ndërkombëtare për partneritet strategjik mund te flasim ne rastin e marrëdhënieve Britani-Shtetet e Bashkuara ose France - Gjermani, por nuk mund te ngatërrojmë rendësin qe kane për ne vende te caktuara me partneritetin strategjik. Ndërkohë qe Lisien Bashkurti vëren se inflacioni ne përdorimin e termit "partner strategjik", ndikon negativisht edhe ne marrëdhëniet qe ndërtojmë me vendet e tjera Sipas Rakipit, Shqipëria duhet te ketë me shume vëmendje për rolin e saj ne rajon aty ku ajo mund te jete partnere strategjike si një vend anëtar i NATO-s. Por pavarësisht rëndësisë qe rajoni ka për ne programet qeverisëse me se shumti kane paragrafë te gjata për bashkëpunimin me SHBA e BE duke harruar shpesh faktin se një vend i vogël si i yni nuk mund te ketë peshe tjetër specifike përveçse ne rajon.