Zyrat e deputeteve ne zona - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Socialisti Ervin Koci pertej detyres se tij si anetar i komisionit te ekonomise apo detyrave qe rrjedhin nga strategjia e partise eshte nje prej deputeteve qe mesatarisht nje here ne jave shkon ne zonen ku eshte votuar si deputetet, ne fshatrat e myzeqese ne qarkun e fierit. Edhe kur partia socialiste ishte ne opozite por vecanerisht tani qe e majta eshte ne pushtet koci shpjegon se lidhja me banoret e zones dhe takimet me ta jane te domosdoshme vecanerisht pasi pritshmerite e qytetareve jane ngushtesisht personale dhe nuk kane te bejne shume, me ceshtje te medha te tiranes, si integrimi apo kriza financiare. Ne nentorin e 2011 pd dhe ps arriten nje marreveshje politike per te realizuar nje sere reformash nder to edhe ate parlamentare, ku parashikoheshin ndryshime ne rregulloren e kuvendit dhe ndryshimet ne ligjin "status i deputetit". Reforma parlamentare u miratua vetem 2 vjet me vone ne sésionin e jashtezakonshem te 30 majit. Pak deputete jane ne dijeni por me keto ndryshime ligjore kuvendit i lind detyrimi qe ne cdo rreth te hape zyra te vecanta me stafin perkates per cdo parti qe eshte e perfaqesuar ne parlament; nje hap qe vleresohet pozitivisht nga deputetet edhe pse nje zyre e vetme per nje parti politike ne qarqe te medha qe nxjerrin 16 deputete sic eshte rasti i fierit nuk eshte e mjaftueshmePor edhe pse ligji ka hyre ne fuqi ngritja e zyrave nuk ka filluar nga kuvendi per shkak te mungeses se fondeve dhe sic ndodh jo rralle ne vendin tone ligji ka mbetur vetem ne leter