http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria pësoi humbjen e trete radhazi ketë here me Zvicrën 1-2 ne "Qemal Stafa", ne takimin e vlefshëm për eliminatoret e botërorit ne grupi "E". Nje tjetër ndeshje te dobët për kuqezinjtë përballe një kundërshtari, qe fale kësaj fitoreje preu biletën për ne finalet e Botërorit 2014. Skuadra kundërshtare ishte me e organizuar ne fushe dhe me autoritare, ndërsa ishte ajo e para qe tentoi portën kur Stoker ne minutën e 20 goditi shtyllën pas një pasimi te Shaqirit. Ne te kundërt kuqezinjtë me një mesfushe te ngjeshur, por shume larg sulmit u duken ne këtë pjese te pare se me shume kërkonin te mos pësonin se sa te shënonin. Gjate 45 minutave te para interesant ishte fakti se protagoniste ne fushe ishin futbollistet me origjine shqiptare te Zvicrës Shaqiri, Xhaka dhe Behrami. Me fillimin e pjesës se dyte ishin ne fakt kuqezinjtë qe dhanë sinjalin e pare kur Rama goditi portën kundërshtare. Por ne minutën e 47, Xherdan Shaqiri i harruar ne zone përfitoi nga një top i kthyer duke mposhtur portierin Berisha. Futbollistet shqiptare protestuan për një top te prekur me dore nga lojtari i Bajern por gjyqtari Proenca akordoi gol te rregullt. Reagimi i kombëtares shqiptare ishte i menjëhershëm por si Agolli ashtu dhe Bulku nuk arritën te gjenin rrjetën. Rasti me i pastër i takoi minutës se 76 kur Roshi i future ne pjesën e dyte preku traversen ndeha Salihi beri te pamundurën me koke duke mos shfrytëzuar topin e kthyer. 2 minuta me vone ne një goditje dënimi nga e majta, Mavraj ne qendër te mbrojtjes nuk largoi mire me koke topin. Ky rast u shfrytëzua nga Lang qe dërgoi me qetësi topin e rrjete. Ngushëllimi i vetëm për tifozët e pranishëm ne stadium ishte ngushtimi i diferencës ne minutën e 89 nga Salihi qe ktheu ne gol një penallti te marre nga Roshi qe duhet theksuar i dha tjetër impuls lojës se kuqezinjve me futjen e tij ne fushe. Përfundimisht 1-2 për Zvicren, një tjetër dështim per kuqezinjtë qe ne çdo fund eliminatore rikthehen aty ku kane qene si ne loje ashtu dhe renditje.