http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Superprodhimi i qepës dhe pamundësia për ta shitur atë, është një problem i përvitshëm i fermerëve të 19 fshatrave të komunës së Mirasit në MirasSot kjo zonë prodhon cdo vit rreth 40 mijë kuintal qepë, një pjesë e mirë e së cilës kalbet ose hidhet në lumë për shkak se është e pamundur që të përthithet nga tregu. Përparim Oçka është një nga fermerët nga Ponçara që tokën e tij e mbjell çdo vit me qepën "Bozhigard". Ai ka prodhuar 100 kuintal qepë të cilat i ka futur në kavaleta në pritje të tregtarëve qe mund të vijnë për ti marrë. Ka pak shpresë se qepët do të hiqen të gjitha nga oborri, ndërsa shton se arsyeja pse prodhimi nuk shitet është vërshimi i prodhimit të huaj në tregun vendas. Importi i prodhimeve bujqësore lejohet me ligj, ashtu sikurse këta fermerë janë të lirë ti dërgojnë qepët e tyre në tregjet e vendeve fqinje. Por problemi qëndron diku tjetër; tek planifikimi. Përparimi thotë se në kohën e kooperativave, fshatrat e ndryshëm orientoheshin që të mbillnin kultura të ndryshme bujqësore dhe rrjedhimisht nuk kishte as superprodhim të një kulture dhe as mbetje të prodhimit në magazina. Ndaj dhe mbjellja e tokave të të gjithë zonës me qepë, është shembulli i investimit të gabuar të sipërmarrjes private. Kostoja e lartë e prodhimit të qepës, bën që ky produkt të mos tregtohet lirë nga fermerët dhe për pasojë edhe çmimi i saj tek konsumatorët të jetë I lartë. Përparimi i jep qepën me 30 lekë, por tregtarët në Tiranë e shesin atë me 60 lekë, duke futur këtu fitimin dhe koston e transportit. Në këto kushte, qepët e prodhuara në tokat e vendeve fqinje janë apo edhe prodhime të tjera bujqësorë të jenë më të preferuar për familjet tona, jo për shkak të cilësisë, por çmimit që në shumë raste është më i lirë se sa prodhimet vendase