http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia bashkiake ka ndërhyrë këtë te shtune, duke liruar hapësirën e zëne publike, ne rrugën "Faik Konica" ne Tirane. Rasti me i fundit, ishte ky ku brenda natës për llogari te konsullatës islandeze, u zunë vendet e parkimit para këtij pallati si dhe u vendos një tra, ne një hapësire e cila ishte e destinuar për rruge kalimi për banoret e zonës. Por, pavarësisht momenteve te tensionit te krijuara nga përfaqësuesit e konsullatës, policia bashkiake sqaroi se subjekti nuk kishte leje për këtë bllokim. Ligji për hapësirat e përbashkëta ekziston, ndaj çdo qytetar duhet te ndërgjegjësohet për këtë. Aksioni i policisë bashkiake ka vijuar ne te gjithë zonën, duke hequr gjithashtu kangjella, apo kafaze hekuri te cilat ishin vendosur nga banoret, duke u vetëshpallur pronar te sipërfaqes, qe ne fakt i takon te gjithëve.