Mediu për mjedisin e ndotjen - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-ministri i Mjedisit Fatmir Mediu ia shkarkon pushtetit lokal në zonën e Fushë-Krujës gjithë përgjegjësinë për dëmet në ambient. Në këtë rajon vazhdojnë të punojnë pa leje të paktën 109 furra që djegin gëlqere, megjithëse qeveria e majtë u angazhua në fillim të javës për ti mbyllur këto aktivitete të paligjshme. I ftuar në emisionin e mëngjesit "7 pa 5" në Vizion Plus, zoti Mediu komentoi gjithashtu vendimin e mazhorancës në parlament, një ditë më parë, që ndaloi importin e mbetjeve urbane. Ai tha se akti ishte i gabuar pasi paralizon industrinë e riciklimit, që mund të kthehet në burim fitimi ekonomik për vendin. Ndalja e importit të mbetjeve ishte një nga 3 vendimet e para të qeverisë së majtë. Ai u përshëndet nga ambientalistët që iniciuan një referendum popullor, por u kundërshtua nga shoqata e ricikluesve që përdorin lëndë të parë mbetjet e importuara, pasi në Shqipëri ndarja e mbetjeve rezulton një iniciativë e dështuar.