http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reshjet e shumta të rëna gjatë 24 orëve të fundit sollën vërshim të ujit në qytetin e Lezhës, ku në shumë lagje dhe rrugë uji bllokoi lëvizjen e automjeteve dhe njerëzve. Në qytet dhe fshatra pati për disa orë mungesë të energjisë elektrike dhe për këtë shkak pompat e thithjes nuk funksionuan. Mospërballimi i ujit nga kanalet kulluese të qytetit bëri që shumë apartamente në katet e para të lagjes "Besëlidhja" dhe "11 janari", të bllokoheshin për minuta të tëra, ndërsa në terren u mobilizuan punonjës të shërbimeve publike të bashkisë. Probleme me vërshimin e ujit pati gjatë mesditës edhe në segmentin që lidh qytetin me Shëngjinin. Hyrja e këtij aksi u mbulua nga uji, ndërsa në të kaluan vetëm makinat e tonazhit të rendë. Një situatë e tillë nuk ishte parë prej vitesh në qytetin e Lezhës ndërsa reshjet janë vetëm në fillimin e tyre dhe paralajmërojnë rrezik përmbytjesh, duke marrë parasysh edhe mungesën e investimeve.