http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne Shqipëri rezultojnë rreth 100 mije automjete te pasiguruara, te cilat janë jo vetëm një burim potencial aksidentesh, por edhe informaliteti. Te dhënat zyrtare flasin se numri i makinave te regjistruara është katërfish me shume, por vetëm 300 mije prej tyre kane siguracion. Autoriteti i mbikëqyrjes financiare ka publikuar hartën gjeografike te sigurimeve, ku peshën kryesore e mbajnë qytete me numrin me te madh te automjeteve. Te tilla automjete, qe ne një pjese te mire përdoren nga policet, shpesh here janë kthyer edhe ne burim aksidentesh dhe ky fakt ka bere qe gjyqet me çështje te tille, te kthehen ne maratone. Duke ju referuar kodit rrugor, penaliteti për mungese siguracioni nis nga 10 mije ne 40 mije leke gjobe, deri ne bllokim makine.