http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ulja e normës së interesit për lekun ka sjellë një tjetër minimum historik për bonot e thesarit. Nëse sot vendos që të investosh paratë në këtë formë, me afat 1 vit, interesi që merr është vetëm 3.85%. "Rënia e interesit të bonove të thesarit ka reflektuar në uljen e kostos së borxhit të qeverisë. Por ndryshe nga një vit më parë kur këto interesa ishin afro 7%, sot fitimi i qytetarëve përmes këtij investimi ka rënë. Kjo tregon se tashmë ka ardhur koha që të mendohen mënyra të reja për të shpenzuar paratë, siç mund të jetë për shembull hapja e një biznesi. Njëkohësisht me bonot, edhe ata të cilët kanë para në banka po fitojnë më pak". Siç konstatohet edhe nga Banka e Shqipërisë, depozitat janë gjithnjë e në rritje por kredia për Ekonominë ka rënë. Kjo ka ulur edhe fitimet për ata qe kane një depozite. Arjan Kadareja, anëtar i bordit mbikëqyrës të Bankës Qendrore, shpjegon se norma e interesit u ul me qellim qe te ketë me pak kursime. Për herë të parë politika monetare që ka ndjekur Banka Qendrore ka bërë që të bien edhe interesat e larta që individët paguanin për kredinë. Në harkun kohor të tre viteve kur bankat i kane qëndruar një politike konservatore sa i përket dhënies së kredive, interesi ka shkuar në 9.4%.