Çmimi i energjisë dhe arkëtimet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qe nga viti 2005 kur ndodhi ndryshimi i pare i çmimit te energjisë elektrike ne ardhjen ne pushtet te demokrateve, tarifat kane ndryshuar katër here deri me sot dhe gjithnjë me rritje. Ne vitin 2005 një kilovat ore kushtonte mesatarisht 5.7 leke. Një familje me nivel ekonomik mesatar paguante rreth 1600 leke ne muaj për energjinë. Ne vitin 2009 cmimi u rrit ne 9.3 leke. Ndërsa sot, një familje paguan tre here me shume se 8 vjet me pare, pra rreth 4500 leke te rinj. Rritja e çmimit te energjisë u be me e dukshme katër vjet me pare, kur CEZ Shpërndarje u privatizua nga Çeket e CEZ Grup. Autoritetet nuk hezituan te miratonin kërkesat për ndryshim te tarifave, gjithnjë ne kurriz te konsumatorëve. Por çmimi me i shtrenjte nuk u shoqërua me arkëtime me te mëdha, ashtu siç ishte premtuar. Grafiku i arkëtimeve të energjisë, tregon se në asnjë vit nuk rezulton që te ardhurat nga shitja, të kenë kapur nivelin 50%. Pra, as gjysma e sasisë së energjisë që konsumohet, nuk paguhet. Madje ne kohen e rritjes me te madhe te çmimit, arkëtimet kane qene modeste. Ne këtë gjendje ndodhet aktualisht CEZ Shpërndarje, kompania e cila i kaloi ne administrim shtetit qe nga muaji janar i këtij viti, pasi enti rregullator i hoqi licencën kompanisë çeke. Por paqendreushmeria e CEZ po vijon, administratori i saj Sahit Dolapi ka dhëne dorëheqjen, duke lëne pas fakte: Një privatizim te dështuar dhe e dyta, rritja e çmimit te energjisë nuk përmirësoi treguesit e kompanisë dhe as shërbimet për konsumatorët.