http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Anulimi i disa vendimeve te qeverise Berisha ka krijuar mjaft shqetësime tek një sere biznesesh te cilat ia kane transmetuar Ministrit te Ekonomisë Arben Ahmetaj. Ky i fundit është përballur me një sere pyetjesh nga natare te Dhomës Amerikane te Tregtisë te cilët janë shfaqur te pasiguritë sa i përket anulimit te disa koncesioneve ne energjetike. Lidhur me propozimet e qeverise për te ndryshuar një sere taksash, përfaqësuesit e dhomës amerikane kane kërkuar detaje mbi mënyrën se si do te jete taksa mbi fitimin. Para zgjedhjeve Dhoma Amerikane e Tregtisë i kishte kërkuar qeverise se djathte qe te bënte kujdes me gjobat ndaj kompanive si dhe me rimbursimin e TVSH, kërkesa qe vlejnë edhe për qeverinë e re.