Amfiteatri në rrezik - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Amfiteatri Antik i Durrësit është futur në listën e 7 monumenteve të rrezikuara të Europës, për të cilat po shihen mundësitë konkrete për të ndaluar rrënimin e mëtejshëm të tyre, falë investimit të Bankës së Këshillit të Evropës për zhvillim. Irina Subotic, Zv/presidentja e Europa Nostra, shoqatë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, dhe disa ekspertë të tjerë inspektuan amfiteatrin. Ajo tha se e rëndësishme për ne është bashkëpunimi dhe marrëdhëniet midis qeverisë dhe strukturave lokale në lidhje me të ardhmen e amfiteatrit. Arkeologia Lida Miraj, anëtare e këshillit të Europa Nostra, thotë se për të pasur të ardhme të sigurt të këtij monumenti me vlera duhet si fillim mirëmbajtja e strukturave ekzistuese, galerive si dhe mozaikut. Pas takimit me ekspertët e huaj, Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, u shpreh se qeveria lokale dhe ajo qendrore do të jenë të gatshme për çdo për shpronësim si dhe zhvendosjen e dy banesave që janë afër arenës. Në 5 dhjetor të këtij viti pritet të vendoset në Bruksel nëse amfiteatri i Durrësit do të përfitojë financime që lidhen me restaurim, apo vazhdimin e gërmimeve për zbulimin e plotë të tij.

Free Traffic Exchange