http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria e majtë do t'i qëndrojë premtimit për një shëndetësi falas. Ministri i Shëndetësisë shpjegoi në emisionin "7 pa 5" në Vizion Plus, se brenda mandatit të parë ky angazhim do të jetë i përmbushur, duke u kthyer një përgjigje edhe gjithë zërave opozitarë që kanë deklaruar se PS-ja u tërhoq nga premtimi sa erdhi në pushtet. Ilir Beqja shpjegoi hapat strategjikë për t'u ofruar shqiptarëve shërbim shëndetësor falas, që nisin me heqjen e TVSH për barnat, rregullim të çmimit të ilaçeve dhe ndryshim të mënyrës së mbledhjes së sigurimeve shoqërore. Duke e pranuar situatën e rëndë të shërbimit spitalor dhe mungesën e theksuar të ilaçeve në to, Ministri i Shëndetësisë pohoi se nuk ka funksionuar sistemi i furnizimit me barna. Kreu i institucionit të Shëndetësisë pranoi se shumë mjekë abuzojnë me dhënien e ilaçeve për të sëmurët, duke shkelur rendë protokollet mjekësore, të cilat mbeten vetëm dokumente në letër dhe të pazbatueshme.