Durrës, fëmijët në lojërat e fatit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
1, X apo 2? Fati i një skendine shpeshherë varet nga forma sportive e Mesit, Ronaldos, Ibrahimovic apo edhe shqiptarit Januzaj dhe duket se për fat të keq, ky është shqetësimi më i madh edhe për fëmijët e sotëm. Pikat e basteve dhe lojërat e tjera të fatit gjenden në çdo cep qyteti dhe shumë afër shkollave, sa për fëmijët që shohin sesi prindërit e kalojnë mbrëmjen në këto ambiente, është shumë e vështirë t'i shmangen tundimit. Ky është një grup nxënësish të shkollave 9-vjeçare në Durrës, që shpeshherë bëhen frekuentues të lojërave të fatit dhe llotove të ndryshme në një përqindje të lartë. Krahas librave ne çantë, ata kanë edhe skedinën, me të cilën shpresojnë të fitojnë para. Pasojat e këtij fenomeni, sipas të cilit më shumë mund të fitohet dhe investohet për të ardhmen duke luajtur me lojëra fati dhe jo duke mësuar janë tronditësë. Menada Petro është psikologe në Durrës dhe ka kryer një studim në lidhje me pjesëmarrjen e fëmijëve në lojërat e fatit në qytetet e Durrësit, Tiranës, Shijakut, Lezhës dhe Rrëshenit. Statistikat që ajo bën publike bëjnë të mendojë këdo që ka një fëmijë në shkollë apo merret me edukimin e tyre. Pikat e lojërave të fatit dhe llotove janë shtuar ndjeshëm në qytetin bregdetar dhe ato shihen tashmë edhe në lagjet periferike të tij. Ndërkohë, fëmijët pavarësisht se janë më të vegjël se 18 vjeç, askush nuk i ndalon për të luajtur.

Free Traffic Exchange