https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Kryeministri Rama në emisionin "7 pa 5" - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria është në pritje të rezultateve të auditit financiar për të njohur gjendjen reale të buxhetit të shtetit. Kryeministri Edi Rama nuk e përjashtoi mundësinë që vendi mund të përballet me emergjencë kombëtare. Kjo sipas tij, vetëm do të shtyjë në kohë axhendën e premtimeve gjatë fushatës, por jo faktin nëse zbatimi i programit do të vihet në pikëpyetje. "S'kam frikë nga asgjë, veçse nga çfarë do të gjejmë para, nga shifrat e ekonomisë dhe financat, që mund të na venë në emergjencë kombëtare. S'kemi asnjë përgjegjësi, se është e trashëguar". Beteja me korrupsionin mbetet më e ashpra për qeverinë e majtë, por ekzekutivi vetëm ngushton hapësirat pohoi kryeministri Rama, në intervistën për emisionin e mëngjesit "7 pa 5", në Vizion Plus. Kreu i mazhorancës pohoi se ndarja e mandatit të deputetit nga ministri është një projekt që do të realizohet, por vetëm i shtrirë në kohë. Shumica parlamentare nuk do t'i humbasë numrat në Kuvend, për më tepër kur aktualisht ka mbërritur tek shumica e cilësuar prej 84 votash. Bojkotin e opozitës, Edi Rama e komenton shkurt si një të drejtë të saj. Ndërsa marrëdhënia me aleatët, ende të papërfshirë në qeverisje, për kryeministrin socialist është brenda kornizës së marrëveshjes.

Free Traffic Exchange