Festa e mollëve në Korçë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mollët aq të njohura të Korçës që na mbushin dikur shtëpinë me erën e tyre karakteristike, po shkojnë drejt zhdukjes për t'u zëvendësuar me fidanë të ardhur nga Maqedonia e Greqia. Faktin e pohojnë edhe fermerët e fshatit Dvoran, i njohur për kultivimin e mollëve. Nexhip Çesma është tek të 70-at dhe është lindur e rritur në këtë fshat, por sipas tij molla tradicionale e Korçës ka tjetër shije dhe aromë nga kjo e sotmja. Nënkryetarja e komunës Dvoran, Ivana Shtylla thotë se megjithatë po bëhet gjithçka për ta rikthyer edhe një herë tjetër mollën tradicionale të kësaj zone. Zeqir Burimi është nga të vetmit që ka arritur të shpëtojë nga zhdukja 250 rrënjë të mollëve aq të njohura, të cilat edhe për të janë shumë herë me të shijshme se këto që janë në treg. Mollët e Dvoranit dikur kishin emër jo vetëm në Shqipëri, por edhe eksportoheshin në një masë të madhe. Ndaj, konsumatorët kërkojnë kontrollin e fidanëve që ju shiten të gjithë fermerëve të qarkut të Korçës, për të mbrojtur cilësinë e prodhimit vendas. Në fakt, këtë mesazh përcolli edhe presidenti Nishani, i cili mori pjesë në festën tradicionale të mollës që zhvillohet në komunën me të njëjtin emër. Kreu i shtetit është ndalur në fabrikën e përpunimit të mollës në fshatin Dvoran dhe më pas në një nga pikat frigoriferike të grumbullimit të këtij fruti ku është njohur me punën dhe investimet e kryera në këtë fushë.

Free Traffic Exchange