Banoret, proteste për pyjet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banorët e Komunës Lunik në rrethin e Librazhdit kërkojnë te ndalet masakra qe po i behet pyjeve ne zonën e tyre. Te shqetësuar nga prerjet masive, rreth 50 banore dhe kryetari komunës janë ngjitur ne malin e Lunikut, aty ku firma qe ka marre lejen e shfrytëzimit para fushës elektorale, vijon marrjen e lendes drusore. Nëpërmjet një peticioni drejtuar qeverise Rama dhe ministrit te Mjedisit, banoret e Lunikut kërkojnë anulimin e lejes se shfrytëzimit te pyllit. Por përfaqësuesit e firmës qe kane marre lejen e shfrytëzimit për 130 hektarë sipërfaqe pyll, tregojnë se po punojnë ne mënyre te ligjshme. Për 5 vite me radhe komuna Lunik ka kërkuar qe pylli i zonës se tyre te jete nen administrimin e pushtetit lokal. Ndërsa para zgjedhjeve ai i është dhëne për shfrytëzim një kompanie private.