http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo faqe interneti e krijuar për te ekspozuar bukuritë natyre te Shqipërisë, nuk është një iniciative vendase. Besojeni ose jo. Jan de Smet një shtetas belg ka lëne vendin e tij për te jetuar ne Shqipëri, e pikërisht ne Vlore. 70-vjeçari me profesion matematicien, ka gjetur këtë forme qe te binde bashkëkombësit e tij se Shqipëria nuk është me vendi komunist qe nuk duhet vizituar, ndërsa shqiptaret nuk janë mafioze siç përshkruhet neper filma. 70-vjeçari ishte edhe pika e kontaktit qe solli ne Shqipëri mbi 30 operator turistik belg te cilët do te njihen me bukuritë natyrore ne mënyre qe me pas te ndikojnë ne shtimin e fluksit turistik ne vendin tone. Një prej tyre, Rufin Duwel thotë se ka qene ne Shqipëri ne kohen e komunizmit, por tashme realiteti është krejt ndryshe. Kongresi i operatoreve turistik belg është një iniciative qe zhvillohet çdo vit ne vende te ndryshme te botes. Këtë vit u përzgjodh Shqipëria si një vend i cili ka nevoje për një promovim me te madhe jo vetëm për njohjen e tij, por edhe për ato qe ofron. Ne këtë ceremoni e ftuar ishte edhe Ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni, e cila ftoi operatoret belg qe te bëjnë pjese te paketave te tyre turistike Shqipërinë.