http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre kryeinspektoret qe janë zgjedhur nga Parlamenti për te kontrolluar pasurinë e zyrtareve Fatmira Laskaj, Adriatik Lalla dhe Zana Xhuka kane gjobitur ose çuar për ndjekje penale, vetëm nëpunës te nivelit te ulet duke dështuar te gjejnë shkelje apo pasuri te fshehura tek ministrat, deputetet apo drejtuesit e institucioneve te pavarura. Ekzistenca 10-vjeçare e këtij institucioni, vihet ne pikëpyetje, po te marrim ne konsiderate faktin se deklarimi i pasurisë se zyrtareve, është tashme një detyrim ligjor, për një shume te caktuar dysheme. Ndërsa hetimin mund ta kryeje Prokuroria. Afrim Krasniqi, ish-këshilltar i dy Presidenteve, thotë se kufizimet ligjore, por edhe zgjedhja politike e kryeinspektorit, krijojnë një situate ku pasuritë e zyrtareve jo vetëm qe nuk kontrollohen, por me se shumti dosjet e tyre mbyllen. Sipas Krasniqit, e vetmja rruge qe ILDKP te jete një institucion i vlefshëm është ndryshimi i ligjit dhe mënyrës se si zgjidhet kryeinspektori. Megjithatë dilemat qe shoqërojnë ekzistencën dhe funksionimin e institucionit te saj, kryeinspektorja Zana Xhuka ne 9 muajt e punës, nuk ka çuar asnjë zyrtar për ndjekje penale dhe nuk ka gjetur asnjë dosje me shkelje ligjore. E vetmja mase qe ajo ka marre, ka qene gjobitja me 50 mije leke e 35 subjekteve qe nuk kane deklaruar pasurinë mes tyre 4 ish-deputete dhe nje ish-zv/ministër. Kjo është situata me ILDKP te cilës, me ligj kontrollon 4670 zyrtare. Por edhe ne raste te rralla kur ILDKP ka denoncuar pasuri te vena ne mënyre te dyshimte, si rasti i ish-anëtarit te gjykatës se larte Fatos Lulo, qe deklaronte dhurata prej 100 mije eurosh, politika nuk i ka marre parasysh dhe e ka emëruar ne Gjykatën Kushtetuese, duke legjitimuar dilemën pse shqiptaret paguajnë për ILDKP.