Rama: Do ketë rritje taksash - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar për herë të parë pas ardhjes në qeveri të së majtës, se do të ketë tatim progresiv për biznesin. Rama sqaroi se qeveria shqiptare nuk do të bëjë asnjë lëvizje pa larë më parë borxhet që i ka privatëve, vetëm kur borxhi ndaj sipërmarrësve të bëhet zero, atëherë do të kërkojmë detyrimet që ata i kanë shtetit. Kryeministri ishte shumë i sigurt, se bizneset kërkojnë transparencën dhe zhdukjen e korrupsionit para rritjes së tatimit të fitimit. Për qeverinë e mbetur me arkën bosh ka dy burime kryesore për të siguruar paratë për të shlyer borxhet: FMN dhe Banka Botërore. Në takimin ku qeveria u vu përballë biznesit në prani të ambasadoreve të huaj, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj përshkoi një situate të rendë për buxhetin. Sipas tij, Shqipëria në 1 vit falimenton nëse vijohet me politiken aktuale buxhetore. Nga ana e saj masa e parë që u lançua nga ministri i Financave për shtrëngimet që do të ketë buxheti i vitit të ardhshëm është shkurtimi i parave për shumë ministri dhe ulja e investimeve publike. Ministria e Financave është duke përgatitur ndërkaq së bashku me paketën fiskale edhe draftin për rritjen e tatim -- fitimit. Asgjë nuk është detajuar deri tani, por pritet që vendimi se sa do të bëhen taksat ndaj biznesit të merret pas konsultave që do të ketë me grupet e interesit.

Free Traffic Exchange