Romët, serish pa një strehë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Repartit ushtarak 1005, ku Ministria e Mirëqenies Sociale kishte parashikuar të strehonte rreth 40 familje rome, i dalin pronarët. Janë 3 familje të mëdha që pretendojnë pronësinë me dokumente të rregullta, të gati 7 hektarëve. Shaqir Shtishi është një ndër ta. Pasi kanë mësuar vendimin e qeverisë se ambientet e repartit ushtarak kanë dalë nga inventari i Ministrisë së Mbrojtjes, është rizgjuar tek ta, kërkesa për fitimin e tokës. Në murin rrethues kanë shkruar se nuk do të lejojnë askënd t'u marri pronën dhe prej dy ditësh konfliktohen me policinë dhe punëtorët që nisën sistemimin e godinave për t'i bërë të banueshme. Pretendimi për pronësinë, shoqëruar me debate të forta, ka detyruar familjet rome të heqin dorë nga vendimi për t'u zhvendosur aty. Kjo është një situatë që kërkon rinegocim nga Ministria e drejtuar nga Erion Veliaj, i cili besoi pak ditë më parë se ishte afër zgjidhjes së strehimit të romëve që banonin tek ish-stacioni i Autobusëve.