http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tabelë e vendosur në zonën e ish-Stacionin të Trenit, tregon se ka nisur puna për ndërtimin e një projekti me vlerë për kryeqytetin, siç është Bulevardi i ri. E nëse është mësuar tashme se projekti duhet te përfundoje ne shtator 2015, ende nuk ka marre zgjidhje shpronësimi për 204 shtëpi dhe 58 troje. Banoret refuzojnë çmimin 23 600 lek m2. Mahmudie Kelliçi është njëra nga banoret, shtëpia e së cilës pret të shembet nga ndërtimi i Bulevardit të ri. Ajo thotë se nuk është vlerësuar siç duhet banesa dhe trualli që ajo posedon çka praktikisht sipas saj, e lë atë në rrugë, me paratë që bashkia ke vendosur për familjen e saj. Ndërsa disa shtëpi pritet të shemben, një tjetër problem i ngritur që ne fazën e parë të ndërtimit të Bulevardit, janë dhe trojet. Ndërsa Ilir Daja thotë se posedon tokë te trashëguar prej 100 vjetësh në gjithë zonën ku shtrihej deri para disa kohesh Stacioni i Trenit. Ai thotë se nuk është futur fare në listën e shpronësimeve. Tre janë variantet e dhëna nga bashkia ne rast refuzimi te çmimit te shpronësimit. E para që shpronësimi të behet pas ndërtimit të Bulevardit, ku do të përcaktohej realisht vlera e tokës, e dyta banoret të përfitojnë nga ndërtimet e mëvonshme të pallateve në këtë zone dhe e trata vete pronaret e shtëpive dhe trojeve të bëhen aksioner ne projekt. Por asnjë alternative nuk i jep zgjidhje problemit te tyre sot: nevojës për një strehe pasi t'iu shembet shtëpia. Praktikisht Bashkisë se Tiranës i duhet ose te gjeje zgjidhjen duke pranuar kërkesat e banoreve për te rritur vlerën e shpronësimit deri ne 1500 euro m ose kompensimin me banesa ne zona te tjera. Që kjo të behet e mundur ne bazë të ligjit për "shpronësimet" ndihma duhet ti kërkohet qeverisë, për shtim te fondit te dëmshpërblimit. Aktualisht qeveria Berisha ka dhëne 6.5 milion euro për shpronësimin e familjeve. Por sa e gatshme do te jete qeveria Rama te bashkëpunoje ne këtë rast me Bashkinë e Tiranës, kur vete kryeministri një dite me pare tha se do te rishikoje projektin per Bulevardin e Tiranës. Ne këto kushte çështja mbetet pezull dhe banoret duhet te vazhdojnë te presin për një zgjidhje. E vetmja gjë qe duhet thëne, është se shpronësimet për vepra te mëdha, kane qene dhe duket se do te mbeten problemi kyç në Shqipëri për ndërtimin e veprave te tilla.