Tony Blair nis punën me qeverinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-kryeministri i Britanisë se Madhe Tony Blair ka filluar punen per te ndihmuar qeverine shqiptare mëngjesin e sotem, duke u bere pjese e mbledhjes se qeverise Rama. Ne deklaratën per shtyp dy lideret politike, Rama qe sapo ka filluar mandatin si kryeministër dhe Blair qe ka mbyllur tashme kapitullin 10-vjeçar te drejtimit te Britanisë kane skicuar vizionin per Shqipërinë e se ardhmes. "E rëndësishme në të njëjtën kohë për një vend dhe për një qeveri, sidomos për një qeveri me mandat të ri është gjithashtu që të realizojë ato gjëra, të cilat prekin jetën e përditshme të njerëzve në vend. Ajo çfarë do të donim të bënim në këtë raport është të punojmë së bashku me partnerë, së bashku me Bankën Botërore, së bashku me qeverinë. Çfarë do të thotë kjo? Të kthejmë vizionin dhe objektivat në gjëra të prekshme për njerëzit e këtij vendi. Ajo çfarë është sfidë e çdo qeverie sot dhe jo vetëm e qeverisë shqiptare, por dhe në Mbretërinë e Bashkuar, edhe për çdo qeveri tjetër në botë është që gjërat të bëhen, që do të thotë vizionet, objektivat për çështje të tilla si energjia apo infrastruktura, apo investimet të merren nga vizioni dhe të përkthehen në objektiva konkrete, të cilat prekin jetën e përditshme të njerëzve. Kjo është ajo çka do të bëjmë, do të punojmë me Qeverinë, do të punojmë me kryeministrin Rama, gjithashtu edhe me partnerë të tjerë në mënyrë që të bëjmë atë që duhet, ta shohim këtë vend të rrugëtojë drejt së ardhmes", tha Blair. Kryeministri Rama përtej projekteve për te ardhmen, nuk ka lene mënjane vlerësimet per rolin qe ish-kryeministri britanik pati ne zgjidhjen e krizës se Kosovës. Ish-kryeministri britanik rikthehet ne Shqipëri pas rreth 14 vjetësh tashme jo për te negociuar zgjidhjen e nje krize, por per te ndihmuar ne zhvillimin e vendit.