Selia e PS, si zyre punësimi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Selia e Partisë Socialiste po i ngjan gjithnjë e me shume një strehe emergjente ku kushdo mund te kërkoje punë. Shumica presin me ore për të takuar deputetin e zonës që mund t'i ndihmoje të punësohen, pavarësisht nëse dokumentet e tyre do përzgjidhen mes fluksit te madh te kërkesave. Por persona te interesuar, kryesisht te diplomuar, kanë gjetur një tjetër alternative ne kërkim të një pune: Përmes aplikimit online. Edhe pse numri total i dorëzimeve te dokumenteve nuk bëhet publik nga PS, deri më tani burimet konfirmojnë se ai i ka kaluar 13 mije. Ministrja për Inovacionin Milena Harito sqaroi për Vizion Plus se shumica e te interesuarve nuk e përcaktojnë se çfarë duan konkretisht, por thjesht një vend pune. Ministra ka sqaruar gjithashtu se në 90 % te rasteve, aplikuesit janë me arsim të lartë si brenda dhe jashtë shtetit. Ministri i Punës Erion Veliaj, personi që është marrë me politikat e punësimit dhe me herët, sqaron se nuk do ketë punësime për të gjithë ne shtet. Praktikisht sipas tij kjo është e pamundur për shkak të numrit të përcaktuar. Përballë fluksit të madh te kërkesave për punë, me një numër të reduktuar vendesh sidomos ne shtet, cila do te ishte zgjedhja për punësimin? Zyrtarisht ne Shqipëri rezultojnë te punësuar 450 mije persona, nga te cilët, 18 % janë ne administrate. 120 mijë është numri i buxhetoreve nga te cilët rreth 88700 janë ne nivel qendror dhe afro 31400 ne nivel lokal. Numrin rekord te te punësuarve e mban arsimi dhe Ministria e Brendshme.

Free Traffic Exchange