Prokuroria i rikthen Bashkisë dosjet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Tiranës i kthen Bashkisë se Tiranës dosjet me pese kallëzimet për ndërtimet pa leje te depozituara pak dite me pare ne organin e akuzës. Burime nga ky organ bëjnë me dije se shkak për këtë vendim te prokurorisë janë bere mangësitë ne dokumentacionin e dërguar nga drejtuesit vendore, si dhe mos ndjekja me pare e rrugëve administrative. Kallëzimet u depozituan ne organin e akuzës një jave me pare, ndërsa ne një deklarate për mediat bashkia e kryeqytetit beri te ditur emrat e personave te proceduar. Mes te denoncuarve ishte edhe deputeti i Partisë Sociliste Vladimir Kosta, i cili sipas Bashkisë akuzohej për një ndërtim pa leje ne një sipërfaqe prej 1 mije metrash katror ne rrugën "Bajram Curri". Veç tij, zyrtaret bashkiake denoncuan edhe shtetasit Agim Hamza, Besnik Canaj, Lefter Canaj, Gentian Balla dhe Veli Vladi. Ne deklarate theksohej se gjate ushtrimit te kontrollit për zbatimin e ligjshmërisë ne fushën e ndërtimit dhe urbanistikes inspektoret kane konstatuar probleme e paligjshmëri për te cilat pasi nuk është marre asnjë mase edhe pas njoftimit, janë detyruar t'i drejtohen prokurorisë. Ndërkohe organi i akuzës ka nisur vetmet kryesisht për dhjetëra ndërtime te tjera te paligjshme pas denoncimeve te kryera nga ana e qytetareve.

Free Traffic Exchange