http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Xhamia e Plumbit në Vlorë, e ndërtuar në vitin 1452 nga arkitekt Sinani nuk është rikonstruktuar asnjëherë totalisht, ndaj dhe sot ajo ka pësuar dëmtime serioze në çati si dhe rrezikon edhe shembjen e minaresë. Myftiu i Vlorës, Hito Shehaj, kërkon publikisht ndihmë nga shteti dhe donatorët privatë për të shpëtuar nga rrënimi këtë vepër të rëndësishme të kultit dhe të trashëgimisë. Shirat e ditëve të fundit e kanë dëmtuar edhe më shumë çatinë e vjetër të kësaj ndërtese shekullore të kultit ndërsa për të mbyllur vrimat sa herë bie shi, një grup punëtorësh ngjiten lart për të eliminuar sado pak hapësirat që krijohen. Aktualisht, fale donacioneve të besimtarëve, xhamia i është nënshtruar punimeve për pastrimin e mureve të jashtme, duke hequr prej tyre myshkun dhe papastërtitë që i kanë zënë frymën projektit të mrekullueshëm të arkitektit shqiptar me famë në kohën e Sulltan Mehmetit.