Policia nuk garanton Kukësi -- Partizani - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Tiranës nuk garanton mbarëvajtjen e takimit mes Kukësit dhe Partizanit e programuar te luhej ditën e merkure ne stadiumin e Kamzës. Sipas zëdhënësit te klubit kuksian ishte arritur marrëveshja me te gjitha palët qe ky takim i vlefshëm për javën e 6 te superliges te zhvillohej ne Kamez pas dënimit te fushës se Kukësit. Ne momentet e fundit policia ka hequr dore me argumentin se nuk garanton dot mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Tashme gjithmonë sipas klubit te Kukësit tentativa e radhës do te jete për stadiumin e Krujës. Ne rast se edhe aty nuk do te arrihet marrëveshja, Kukësi rrezikon te humbëse takimin ne tavoline. Me pare verilindoret i kishin bere një kërkese federatës shqiptare qe te lejoheshin te luanin ne fushën e tyre pa tifozë por një gjë e tille nuk është pranuar. Mos garantimi i policisë për stadiumin e Kamzës vjen pas takimit qe këtë te marte Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, zhvilloi me kreun e institucionit te futbollit Armand Duka. Ne takim u ra dakord për tolerance zero ndaj dhunës si ne fushe ashtu dhe ne tribuna. Do te hartohet një grup i përbashkët pune për te hartuar një plan masash për sigurinë ne stadiume. Forcat e rendit do te garantojnë te gjitha ndeshjet, ndërsa nuk do te lejohet te luhet ne ato fusha qe nuk plotësojnë parametrat teknike.Kurti komenton gjate intervistës për Vizion Plus, dështimin e Aleancës Kuq e Zi e paralelizuar shpesh si simotra e Vetëvendosjes por edhe ekstremistet nacionalist si neonazistet e Agimit te Arte. Ndërsa Agimi i Arte duket se është një agim i hershem e i zymte për Albin Kurtin, por ai e deklaron publikisht se as Vetëvendosja nuk është e përkryer.