http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konferencën e pare si kryeministër i Shqipërisë Edi Rama e zhvilloi ne Tëitter dhe Facebook. Një interes te madh kane patur qytetaret për ndryshimet ne administratën publike. Zoti Rama ka garantuar se çdo shërbëtor i shtetit qe është ne pozicionin qe ka, fale meritës, nuk do te largohet nga puna. Sa i përket shtyrjes se ligjit për nëpunësin civil, kryeministri sqaroni se i rrezikshëm është vakumi qe krijon ky ligj, si i pazbatueshëm për mungese te akteve nënligjore. Rama është përgjigjur me tej edhe për aktet e marra nga qeveria Berisha, pas 23 qershorit, qe sipas tij do te shfuqizohen. Kryeministri ka garantuar se te gjitha premtimet e bëra gjate fushatës, do te mbahen. Sa i përket ndërtimeve pa leje ne bregdet, Rama është zotuar për vijimin e aksionit, ndërsa ka vene ne dukje se do te paditen ish-pushtetarët dhe zyrtaret lokale qe kane abuzuar me detyrën. Duke u përgjigjur për luftën kundër korrupsionit. Kryeministri shkruan se do te reformohen te gjitha strukturat për te goditur thelle këtë fenomen. Ai ka vlerësuar punën e deritanishme te Ministritë te Brendshme, ndërsa ka shtuar se për shkrirjen e gardës se republikës, është bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare. Kryeministri Rama ka sqaruar ne një tjetër pyetje, se gropat qe djegin gëlqere me plastike dhe goma, do të kenë te njëjtin fat si ligji për importin e plehrave. Nuk i ka shpëtuar pyetjeve te qytetareve edhe ndarja e posteve, e drejtorive me LSI. Ne këtë pike kryeministri ka sqaruar se po ndahen përgjegjësitë dhe jo postet. Ne fund, Rama i ka kujtuar te gjithë se qeveria ka vetëm 15 dite qe është ne pune dhe se nuk e ka shkopin magjik për t'i ndryshuar gjerat sa hap e mbyll sytë.