http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reshjet e ditëve të fundit në Shkodër kanë sjellë problemet e para në zonën malore të këtij qarku. Si pasojë e fryrjes së lumenjve Kir dhe Shale dhe vërshimit të ujërave të përrenjve, një numër familjesh në fshatin Theth janë izoluar. Të bllokuar nga uji kanë mbetur edhe dy turistë zviceranë, të cilët janë strehuar në familjet e fshatit. Drejtuesit e komunës së Shalës thonë se kërkohet ndërhyrja nga ajri për tu mundësuar atyre lëvizjen në zonat e tjera të vendit. Problematike paraqitet situata dhe në zonën e Prekalit në komunën Postribë. Banorët atje thonë se janë 45 familje të cilat po përballen me frikën. Për të inspektuar situatën ka qenë i pranishëm dhe drejtori i rrugëve rurale në qarkun Shkodër Dede Tonaj, sipas të cilit për momentin janë të kalueshme, përveçse drejt Thethit.