http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
17-vjeçarja Megi Stafa është nxënëse e vitit te trete ne shkollën e mesme te gjuhëve te huaja "Asim Vokshi". Italishtja është gjuha kryesore, edhe pse ajo mëson si anglisht dhe frëngjisht. Megi tregon se ka zgjedhur këtë shkolle profesionale, pasi ajo e sheh te ardhmen e saj tek përkthimi, e si një adoleshente qe adhuron letërsinë dëshiron ta shqipëroje atë, ose anasjelltas. Por, Megi është vetëm një nga 850 nxënësit qe ka aktualisht shkolla e mesme e gjuhëve te huaja ne Tirane. Një pjese e madhe e tyre e shohin veten si përkthyesit e te ardhmes, edhe pse ne ditën ndërkombëtare te përkthimit, ministria e kulturës, Mirela Kumbaro, një përkthyese ne profesion, deklaron se mungesa e kritikes, ka sjelle cilësi te dobët te asaj çka shqipërohet sot. Por, me status krijuesi ose jo, përkthyesit qe zgjidhen nga botuesit për shqipërimin e autoreve te huaj, ne pjesën me te madhe janë studente ose fillestare te cilët paguhen pak, për te ulur koston e publikimit te një libri, për mos thëne qe shpesh përdorin edhe shërbimin Google Translate. Për Megin, gabimet kuptohen tek letërsia e përkthyer amerikane.