http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhjetëra biznese duhet të paguajnë më shume para në doganën e Tiranës, për asgjësimin e mbetjeve të materialeve me të cilat punojnë. Kjo situatë vjen pas një urdhri të fundit te drejtorisë së Doganës. Biznesi fason ankohet se ky proces, para së të hynte në fuqi urdhri, kryhej pa pagesë. Ndërsa me ndryshimet doganore një ndërmarrje e tillë duhet të paguajë një shumë prej afro 40 euro për ton. Në këto kushte Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të veshjeve i është drejtuar ministrisë së Financave, si dhe drejtorisë së Doganave për rishikim të këtij urdhri, i cili është bërë pa dijeninë e grupeve të interesit. Te tilla mbetje asgjësoheshin në Sharrë, ndërsa bizneset ricikluese në këtë fushë vuajnë mungesën e një ligji që të rregullojnë marrëdhëniet mes palëve. Përfaqësuesit e kësaj punishteje që riciklon materiale tekstile thotë se lenden e pare e siguron nga te rinj te komunitet rom, dhe jo nga fabrika. Ne te tille situate ndodhen edhe bizneset e hekurit, plastikes, letrës te cilat preken nga urdhri i doganës se Tiranës. Ndonëse kjo e fundit nuk jep asnjë reagim zyrtar për këtë çështje, sipas te dhënave nga biznesi një mase e tille është ndërmarrë për te mbushur sadopak arkën e doganës se kryeqytetit.