http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autostrada që lidh Vlorën me Levanin ka filluar të pësojë dëmtimet e para të saj. Në një pjesë të mirë të këtij segmenti 24 kilometër të gjatë, rruga nuk ka sinjalistikën e domosdoshme ndërsa persona të papërgjegjshëm kanë filluar të grabisin edhe mbajtëset anësorë. Kjo situatë është bërë shqetësuese për drejtuesit e automjeteve që lëvizin në këtë aks. Ky segment u inaugurua dy vjet më parë, por pamjet sot tregojnë se veç shkatërrimit të sinjalistikës dhe hekurave mbajtës të rrugës, ajo është mbushur me mbeturina dhe vende-vende ka mbire dhe bari. Në kulmin e sezonit veror, një firmë mori përsipër mirëmbajtjen e saj, por ajo çka ofron aktualisht kjo rrugë, janë hekura të vjedhura e të shkatërruara, kafshë të ngordhura, ferra dhe gjithfarëlloj mbeturinash.