Skema private e pensioneve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te sigurosh sa me herët pleqërinë nuk është një mendim i parakohshëm. Përveç pensionit shtetëror, individi mund te përfitoje edhe një pensioni privat. Por skema te tilla qytetaret i njoh pak ose aspak. Edhe ne rastet kur i njohin, shfaqin dyshime për përfitimet ndaj tyre. i tille është edhe filani i cili heziton te behet pjese e skamës private te pensioneve. Te sigurosh veten ne një skeme private, nis me shumen minimale prej 500 lekësh ne muaj dhe zgjat aq vite sa ai e gjykon te arsyeshme. Kontributi mund te jete ne leke ose ne valute. Ne Shqipëri, deri ne 6 mujorin e pare te 2013 numërohen rreth 8 mije individë qe janë pjese e skemës private. Kjo shifër konsiderohet e ulet dhe tregon tendencën e një tregu te pazhvilluar ne vend, por qe lidhet edhe me mundësitë ekonomike te familjeve shqiptare. Ndërkohe janë vete kompanitë qe ofrojnë ketë shërbim qe pjese te skemës kane bere punonjësit e tyre. E nëse skema shtatore e pensionit është e kufizuar pasi duhen minimalisht 15 vite pune për te përfituar, një pension te pjesshëm, ne skemat private përfitimi vjen kur individi e gjykon. Por jo vetëm edhe ne rast te ndarjes nga jeta, përfitimi ne skemën private trashëgohet ne familje. Te sigurosh pleqërinë nuk është një mendim i parakohshëm.

Free Traffic Exchange