http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Familja e Islam Çullhajt, para 6 vitesh ka ardhur nga fshati Priskë i Tiranës dhe është vendosur në periferi të kryeqytetit. Islami tregon se shpresa për të rritur më mirë tre vajzat e tij, për t'i dhënë një shkollë dhe më pas për t'i martuar i solli në zonën lindore të Tiranës. Por në fakt ajo që gjeti ishte papunësia dhe sëmundjet e shpeshta të tij dhe bashkëshortes. Islami e ka të pamundur të punojë: ai thotë se asnjë nuk e merr në punë për shkak te sëmundjes. Njësoj si ai, Tirana ka dhe 13 mijë të tjerë të cilët jetojnë në kushte ekstreme, ku të ardhurat për frymë nuk e kalojnë vlerën e 5 mijë lekëve në muaj. Rolin e kryefamiljarit tashmë e bën Nuria. 54-vjeçarja tregon se kushtet ku jetojnë i kanë sjellë astmën. Shumë shpesh kanë edhe ndërprerje të dritave pasi nuk i kanë paguar ndonjëherë. Njëherë në javë, vizitohet nga fëmijët, tashmë të martuar të cilët mundohen që ti sjellin ndonjë vakt. Nuries i duhet të udhëtojë 30 minuta në këmbë çdo ditë që të dalë në rrugën që të nxjerr në unazën e kryeqytetit për të shitur perime. Të ardhurat e familjes Çullhaj nuk shkojnë më shumë 6 mijë lek në muaj. Njësoj si kjo familje Tirana ka edhe mijëra njerëz të tjerë, të cilët erdhën për një jetë më të mirë, por tashmë jetojnë në kushtet e varfërisë ekstreme.