Krujë, bllokohen furrat e gëlqeres - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Mjedisit urdhëroi sot paradite bllokimin e aktivitetit të 109 furrave të gëlqeres, që operojnë në zonën e Krujës. Urdhri për ketë u dha pas shqetësimit të vazhdueshëm, të ngritur nga banorët e zonës dhe shoqatat e mbrojtjes së mjedisit, për ndotjen e shkaktuar prej tyre. Pezullimi i aktivitetit të këtyre furrave u bë gjithashtu pas konstatimit se ato ushtronin aktivitet të paligjshëm. Sipas ministrisë së Mjedisit, vendimi nuk është sulm për të dëmtuar biznesin, por ka si qëllim sigurimin e një mjedisi sa më të shëndetshëm për qytetarët.

Free Traffic Exchange