Bashkim Shehu mbi përkthimet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 24

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej vitit 1997 ai jeton ne Barcelone dhe mbase kjo është nje nder arsyet, pse Bashkim Shehu, i ka sjelle lexuesit shqiptar vitet e fundit, letërsi te përkthyer ispanike. Emra si Eduardo Mendoza, Roberto Bolanjo apo Zhame Cabre jane sjelle ne shqip nga Shehu. Edhe kete fund shtatori, ai i rikthehet Tiranës per këtë qellim, duke promovuar dy romane, nje te përkthyer dhe nje tjetër te tijin. Duke folur per Vizion Plus, shkrimtari dhe perkthyesi jep shpjegimin e tij mbi fatin pse letërsia spanjolle apo latino-amerikane pelqehet ne Shqipëri. Gabriel Garsia Markez është nje arsye. Bashkim Shehu tregon se gjithmone eshte ne kërkim te përkthimit te asaj letërsie qe njihet me pak. Dhe ne fakt, keshtu ka vepruar me ate katalanasen. Nje prej ketyre autoreve eshte edhe Xhordi Punti, te cilit Shehu i ka përkthyer "Valixhe te Humbra", nje roman mbi Spanjen e kohes se Frankos. Krahas përkthimeve, e qe pas 8 viteve qe ai kaloi ne burg gjate komunizmit, Shehu ka qene mjaft aktiv edhe me krimtarine personale. I fundit eshte ky roman, "Loja, shembja e qiellit".

Free Traffic Exchange