Tahiri: Ndryshon forma dhe varësia e Gardës së Republikës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas 85 vjetësh, Garda e Republikës nuk do te ekzistoje me si e tille, por do te jete nje drejtori ne varesi te drejtorit te Përgjithshëm te Policisë se shtetit. Kjo eshte deklaruar nga Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ne takimin e pare te tij si ministër me përfaqësuesit e Gardës. Gjate fjalës se tij, numri nje i ministrisë se Brendshme tha se reforma ne kete institucion do te shërbeje per ta larguar përfundimisht drejtimin politik nga Garda, ndersa per te kryer kete reforme ai komandoi edhe drejtuesin e ri, i cili eshte Gramoz Sako."Jo militante, jo amatore, jo instrument politik. Kjo reforme do te kurseje fonde dhe hallka burokratike te tepërta dhe mbi te gjitha do te garantoje depolitizmin e ketij institucioni. Vullneti i qeverise se sotme është bashkimi i te gjitha institucioneve ligj-zbatuese. Ne përfundim te reformës, une besoj do te kemi nje institucion eficent dhe profesional."Duke u ndalur te ngjarjet e 21 janarit, Tahiri deklaroi se qeveria ka vullnet per te bere drejtësi per 21 janarin, sepse ajo nuk është nje ngjarje qe mund te arkivohet. "Jam me shume se i vendosur te bej gjithçka ne kapacitetin tim ligjor per te ndihmuar drejtësinë ne nje proces qe duhet te përfundojë me nxjerrjen e përgjegjësive konkrete dhe përgjegjësve konkrete, per te gjithe ata qe vranë, urdhëruan, ndihmuan, fshehën provat dhe ata qe penguan drejtësinë te bënte drejtësinë. Kam besim qe çekiçi i drejtësisë nuk do te vonoje edhe pse sot rri pezull mbi kokat e atyre qe vranë bashkëqytetarë te pafajshëm."Tahiri theksoi se prej janarit te vitit 2011 ky institucion është ngarkuar padrejtësisht me nje barre përgjegjësie publike jo te vogël.