Korçë, restaurohet xhamia e Iljaz Beut - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit, e ngritur 5 shekuj më parë shumë afër qendrës së sotme të qytetit të Korçës, është drejt përfundimit të restaurimit të plotë nga specialistë turq. Institucioni i kultit me vlera të rralla të kulturës dhe trashëgimisë sonë historike, ka pësuar dy dëmtime të mëdha ndër shekuj; nga një zjarr dhe më pas një tërmet i fuqishëm në shekullin e 18-të. Por masakra më e madhe ndaj kësaj vepre, u bë në kohën e komunizmit, kohë gjatë së cilës u mbuluan thuajse të gjitha objektet dhe pikturat si ato të Mekës dhe Medinës. Specialistët turq që kanë marrë përsipër restaurimin, synojnë të rikthejnë gjithçka sa më afër origjinalitetit. "Po përpiqemi ta bëjmë restaurimin e kësaj xhamie siç ka qenë në kohën kur është ndërtuar, në bazë të asaj teknike. Nuk po bëjmë ndryshime në ndërtesën e xhamisë, por po punojmë për restaurimin e saj duke u bazuar në kohën e ndërtimit të saj", tha restauratori turk Nexhdet Ozkan. Xhamia është ndërtuar mbi gërmadhat e një kishe bizantine, pikërisht kishës së Shën Premtes.